35 deputetë – Nga lista e PD-së janë 35 deputetë aktualë që rrezikojnë të mbesin jashtë përfaqësimit në Parlamentin e ardhshëm


3 kryekomisionerë – PD-ja ka lënë jashtë liste apo i ka renditur në vende jo fituese tre kryekomisionerët Ilir Rusmali, Jemin Gjana dhe Leonard Demi


Formularët – Në selinë e PD-së janë parë kandidatë për deputetë, të cilët kanë shkuar për të plotësuar formularin e deputetit për 23 qershorin


Oponentët – Përveç inaktivët në grupin e PD-së, Berisha ka eliminuar edhe ata persona që kanë qenë kundër qeverisjes aktuale si Mark Marku


Hida: Nuk përbën asnjë lloj problemi, po bëj fushatë për demokratët


BLEDAR HOTI


BerishaDeputeti Mark Mark shprehet se lista e PD-së solli goditjen e zërave kundër dhe të atyre deputetëve që kanë qenë inaktivë. Ky është konstatimi i parë i profesor Markut, i cili futej në kategorinë e deputetëve që godiste fenomenet brenda PD-së me oponencën e tij. “Lista ka paradokse. Në lista nuk jemi ne që në njëfarë mënyre i kemi ‘tërhequr veshin’ qeverisë për disa mosfunksionime dhe disa probleme që ka pasur në funksionimin e qeverisë, po ashtu në listë nuk janë gjithashtu edhe ata anëtarë të ‘komisionit të veshit’ po themi. Ndëshkohet modeli kritik, por është ndëshkuar edhe modeli i kundërt, modeli që ka qenë shumë konformist dhe shumë i zellshëm brenda PD-së, madje ka bërë edhe veprime që normalisht ndoshta nuk do duheshin bërë. Në njëfarë mënyre ka një çorientim në çështjen listave”, deklaroi Marku. Ai ndërkohë shtron pyetjen se përse në listën e PD-së nuk ka pasur vend për demokratë, por ka pasur vend për ish-deputetë socialistë, mes të cilëve edhe ministri i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë, Kastriot Islami. “Pse nuk kishte vend për demokratët dhe kishte për Kastriot Islamin, ministër i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë. Unë dyshoj te PD-ja në nivelin e përfaqësimit, pasi përherë ka tentuar të shkojë majtas, mendoj se gjykimin nuk do ta japë elektorati”, thekson Marku. Mark MarkuNdërsa shprehet se 5% e listës së demokratëve përbëhet nga të majtët. “Unë e kam shprehur qëndrimin tim se ka katër apo pesë deputetë që kanë qenë inaktivë, për këtë e kam shprehur edhe më parë mendimin tim, si dhe që kanë pasur mendime kritike ndaj qeverisë dhe Berishës. Mendoj se ka pasur, po themi, një ‘ndërhyrje kirurgjikale’ nga ana e Berishës për pastrimin e çdo nuance dhe për mua kjo më duket jo normale. E dyta është lista e deputetëve të PS-së, e cila duket jo normale që 5 për qind e deputetëve të listës të jenë nga e majta, pra degradon nivelin e përfaqësimit, pasi presupozohet se PD-ja mbulon të djathtën dhe qendrën, e jo të majtën”, tha Marku në një prononcim për median. PD-ja ka spastruar një pjesë të mirë të deputetëve të saj aktualë me propozimet e reja me listat. Rrezikojnë 35 deputetë të PD-së të mos jenë në kuvendin e ardhshëm, kjo për faktin se një pjesë e tyre janë renditur në vendet që rrezikojnë. Ilir Rusmali, Aurel Bylykbashi, Mehmet Xheka, Gjokë Uldedaj dhe Tritan Shehu janë të renditur në një zonë të rrezikuar. PD-ja ka përjashtuar kryetarët e komisioneve kryesore të Kuvendit, si Fatos Beja tek i Jashtmi, Leonard Demi i Sigurisë dhe Ilir Rusmali i Ligjeve, i renditur i 17-i në listë, si dhe Jemin Gjana i Veprimtarisë Prodhuese. Deputeti i mospërfshirë në listë, Selami Xhepa, një nga zërat më me oponentë të PD-së, anashkaloi komentet për këtë shmangie të selisë blu. “Ju falënderoj, por nuk kam ndonjë mesazh për të dhënë”, thotë Xhepa për gazetën “Shqip”, pavarësisht pakënaqësisë që ka nga kjo shmangie. Ndërsa demokrati tjetër, Sybi Hida, në një prononcim për gazetën “Shqip” deklaron se, “pavarësisht se nuk është më si kandidat për deputet, do të vazhdojë të kontribuojë për PD-në”. “Për mua nuk ka asnjë problem, edhe në momentet që po flasim po bëj fushatë për PD-në në Qarkun e Elbasanit”, thekson Hida. Për shpalljen e listës, Kryeministri Berisha ka gjetur momentin të bëjë komente edhe në faqen e tij sociale “Facebook”. “Të dashur miq! Mbrëmë në mesnatë dorëzuam listën e ekipit të ri parlamentar qeverisës, ekipit të fitores për 4 vitet që vijnë. Impakti i saj publik ishte shumë pozitiv. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, të ecim së bashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë europiane. Fitore!”, shkruan Berisha.


 


Lista me emrat e 140 kandidatëve të PD-së për deputetë në 12 qarqe


QARKU TIRANË



  • Sali Berisha

  • Myqerem Tafaj

  • Majlinda Bregu

  • Halim Kosova

  • Florion Mima

  • Gerti Bogdani

  • Dashamir Shehi

  • Jorida Tabaku

  • Edi Paloka

  • Keltis Kruja

  • Kastriot Islami

  • Asllan Dogjani

  • Visar Zhiti

  • Arben Qirjako

  • Gent Deliallisi

  • Tritan Shehu

  • Ilir Rusmali

  • Jemin Gjana

  • Lajla Përnaska

  • Gazmend Dibra

  • Kreshnik Çollaku

  • Rajmonda Bulku

  • Kreuza Leka

  • Shkëlqim Hoxha

  • Fetah Hasani

  • Ervin Minarolli

  • Elvana Hana

  • Grida Duma

  • Ivi Kaso

  • Andia Pustina

  • Sahit Dollapi

  • Krenar Alimehmeti


 


QARKU DURRËS



  • Eduart Halimi

  • Igli Cara

  • Albana Vokshi

  • Gent Strazimiri

  • Oerd Bylykbashi

  • Osman Metalla

  • Vullnet Topalli

  • Lufter Xhuveli

  • Kseanela Myderizi

  • Zamir Ramadani

  • Merita Bakiu

  • Arian Dedei

  • Mirlinda Çeka


 


QARKU ELBASAN



  • Arben Imami

  • Eduard Selami

  • Ardian Turku

  • Luçiano Boçi

  • Dashnor Sula

  • Arbjola Halimi

  • Aurel Bylykbashi

  • Irena Progni

  • Rrahim Çota

  • Mati Çela

  • Zamir Muzhaqi

  • Medi Shehu

  • Hysen Moli

  • Muharrem Kajolli

  • Bujar Cakani


 


QARKU KORÇË



  • Ridvan Bode

  • Eleina Qirici

  • Edmond Spaho

  • Fatmir Mehdiu

  • Gjergji Papa

  • Fatbardh Kadilli

  • Leonard Olli

  • Viktor Duro

  • Ledina Aliolli

  • Sorina Koti

  • Adriana Hoxha

  • Artan Zaimi


 


QARKU DIBËR



  • Sherefedin Shehu

  • Bedri Hoxha

  • Roland Keta

  • Ekrem Spahia

  • Rrahim Kaleci

  • Dhurata Çupi


 


QARKU BERAT



  • Genc Pollo

  • Astrit Veliaj

  • Lefter Maliqi

  • Mehmet Xheka

  • Caush Qato

  • Fatbardha Bullari

  • Hafize Skendo

  • Nevila Haznedari


 


QARKU LEZHË



  • Aldo Bumçi

  • Gjovalin Kadeli

  • Albina Deda

  • Vasil Bicaj

  • Mhill Fufi

  • Artan Bushi

  • Zef Maçi


 


QARKU SHKODËR



  • Jozefina Topalli

  • Helidon Bushati

  • Voltana Ademi

  • Nard Ndoka

  • Gjovalin Bzheta

  • Ndue Paluca

  • Bardh Spahia

  • Gjok Uldedaj

  • Ramiz Çobaj

  • Merita Gradeci (Ahmetagaj)

  • Armir Grimaj


 


QARKU GJIROKASTËR



  • Genc Ruli

  • Spiro Ksera

  • Alije Kokalari

  • Veledin Zaçe

  • Arjan Kasaj


 


QARKU KUKËS



  • Flamur Noka

  • Besnik Dusha

  • Alban Zeneli

  • Ismet Jaku

  • Mimoza Hajdarmataj


 


QARKU FIER



  • Sokol Olldashi

  • Mesila Doda

  • Kozma Dashi

  • Shpëtim Idrizi

  • Bedri Mihaj

  • Myslim Murrizi

  • Florjan Dani

  • Ibrahim Morina

  • Tomor Allkushi

  • Ilir Bele

  • Ramadan Krasniqi

  • Irma Idrizi

  • Alketa Lugaj (Xhemali)

  • Saimir Korreshi

  • Ketrin Xhika

  • Agim Isufaj


 


QARKU VLORË



  • Astrit Patozi

  • Arben Ristani

  • Liljana Elmazi

  • Ardjan Kollozi

  • Leonard Sinani

  • Ylli Piro

  • Vesel Koçia

  • Hysni Sharra

  • Shkëlqim Lepenica

  • Daniela Beqiri

  • Manjola Nikollo

  • Fejzi Ali

  • Lorena Kore