Gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për policin e burgjeve Bledar Toçi. Në fakt, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë ndaj Toçit, nën akuzën e vrasjes me dashje.
Masa e sigurisë është dhënë në ambientet e spitalit të Durrësit, aty ku ndodhet i shtruar edhe autori i ngjarjes së rëndë të së mërkurës në Kavajë. Provat e Prokurorisë kanë qenë bindëse, të paktën sikurse tha Gjykata, ndërkohë që avokati i Toçit, Luan Mansaku pohoi krejt të kundërtën.
"Klienti im ka qenë në kushtet klasike të vetëmbrojtjes, duke ditur që viktima ka qenë person me rrezikshmëri të lartë shoqërore" - tha avokati, ndërsa shtoi se edhe për shkak të integritetit të tij kërkoi një masë më të lehtë sigurie; atë të arrestit shtëpiak, por që nuk është pranuar.
Avokati tha se përdorimi i armës së shërbimit jashtë orarit zyrtar nuk ka asnjë lidhje, sepse në rrethana të caktuara kjo ndodh.
Ndërsa përrsa i përket një akuze të mundshme për trafik droge, avokati i Bledar Toçit tha se kjo duhet të shoqërohet me hetime të tjera, sepse e vërteta është që janë gjetur prova që vërtetojnë përdorim kokaine. Ai la të hapur mundësinë për apelim të çështjes, por do ta bëjë këtë edhe pas një konsultimi me klientin e tij.
[gallery ids="876314,876315,876316,876317,876318,876319,876320,876321"]