
Një konflikt i hershëm pronësie mes dy vëllezërve në fshatin Xibër të Bashkisë së Klosit kanë shkaktuar dy viktima. Sali Daci ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov mbi vëllain e tij Kujtimin dhe djalin e këtij të fundit vetëm 17 vjecc.
Për pasojë Kujtimi Dakuci dhe djali i tij Gerti mbetën të vdekur në vend, pa mundur të shkojnë në spital edhe pse të afërm kanë nxituar për t’i dërguar ata në spitalin e Burrelit.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka shkuar në vend, por hetimet nuk kanë pasur asnjë vështirësi, sepse shumë dëshmitarë identifikuan autorin e krimit të dyfishtë e aq më tepër, që mes dy familjeve ka pasur vazhdimisht konflikt, në disa raste edhe i skeduar nga policia locale.
Burime policore thanë se autori i krimit Sali Dakuci prej vitesh ishte në konflikt me vëllain e ti Kujtimin. Madje ata nuk flisnin me njëri-tjetrin edhe pse ishin fare pranë edhe me banesa.
Por konflikti i ditës së sotme i nisur me fjalë është mbyllur tragjikisht, e aq më tepër kur mendon se ka gjetur vdekjen edhe Gerti, djali i Kujtimit dhe nipi i autorit.
Por, autori pas vrasjes së dyfishtë është larguar nga shtëpia dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Mësohet se ai ka shfrytëzuar një terren malor për t’iu fshehur patrullave policore që janë vënë në ndjekje të tij.