Shrek, personazhi i filmave vizatimorë që ka argëtuar miliona fëmijë e jo vetëm, duket se ka ekzistuar me të vërtetë.
William Steig, duhet të jetë frymëzuar nga mundësi francez, Maurice Tillet, i cili ka qenë kampion botë për peshat e rënda dhe vdiq në vitin 1954.
Po të shoshësh fotografitë mes filmit të animuar apo Maurice Tillet, ngjashmëria është mjaft mbresëlënëse. Mundësi në moshë të re ka vuajtur nga një lloj sëmundjeje që kishte të bënte me rritjen e kockave të fytyrës, në mënyrë të pakontrolluar.

Në ring ai thërritej me emrin “Njeriu më i shëmtuar në botë”, ose “Engjëlli francez”. Tillet kishte edhe fizikun e njëjtë me Shrekun. Ai ishte 1.7 metra i gjatë dhe peshonte 122 kg.
Këto përmasa bënin që ai të kishte forma të bollshme dhe të njëjtat karakteristika i gjejmë edhe tek Shreku.
16 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)