Rreth orës 13:00 mbërriti në atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj.



Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.



Në orën 12.45 avioni pritet të zbresë në bazën ajrore të Rinasit ku dhe do të jetë dhe ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.



Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjen e nëntetares në Babrru për ‘ti shprehur ngushëllimet.


“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga  jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne.” u shpreh ajo.


Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.