Pensionet 


ISSH: Përfitojnë pension të plotë ose të pjesshëm, “blerje” kontributesh për plotësim vitesh


Llogaritja – Pensioni i llogaritet secilit në bazë të profesionit, vështirësisë së punës, shkallës së kontributeve, vjetërsisë në punë dhe moshës. Që të përfitosh pension duhet që patjetër të mbushet mosha e kërkuar për të dalë në pension, e cila llogaritet me ditëlindjen dhe vitin e parashikuar për të lënë punën dhe për të marrë përfitimin. Mosha që duhet të ketë punonjësi për të dalë në pension është në varësi të kategorisë në të cilën bën pjesë. Një invalid pune, një person i cili punon në një punë me vështirësi del më parë në pension se ata që kryejnë një punë normale. Po ashtu, emigrantët, të cilët kanë derdhur për një periudhë kohe kontribute, por më pas janë larguar jashtë vendit, ku kanë punuar të pasiguruar, mund të plotësojnë vitet që i duhen për të dalë në pension. Veç kushteve dhe kritereve, një nga shqetësimet e shfaqura nga emigrantët, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, është edhe humbja e librezës së punës.


Autorizimi – Në rastin e mungesës së librezës së punës, nuk është një problem i pazgjidhshëm. Duke qenë se në disa raste emigrantët nuk kanë mundësi t’i ndjekin këto probleme për të aplikuar për përfitimin e pensionit, mund të autorizohet një person i afërt, me prokurë të posaçme, për të aplikuar në emër të të interesuarit. Në aplikim do të deklarohen rubrikat e punës sipas viteve përkatëse, të cilat do të konfirmohen nga ana e kërkuesit në arkivat e dokumentacionit të vjetërsisë në punë.


Informacioni – Sipas ISSH-së, të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali u krijohet mundësia të mbledhin informacion për historikun e tyre kontributiv që ata kanë realizuar në Shqipëri, direkt nga vendet ku jetojnë


Karta informative – Të gjithë emigrantët, të cilët duan të dinë për periudhat e sigurimit që kanë në Shqipëri, para viteve 1990 apo të plotësojnë vakumet për të përfituar më pas pension, kanë edhe një zgjidhje tjetër alternative. Kjo, sipas marrëveshjes që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur me INAS-CISL, i cili është edhe instituti më i madh i asistencës sociale për emigrantët në Itali


Pagesa – Sipas specialistëve të Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, për të marrë një pension të plotë, ose për të rritur masën e pensionit, mund të paguani sipas skemës vullnetare të sigurimit shoqëror. Aktualisht, masa mujore e pagesës për sigurimin vullnetar është 3544 lekë


Lorina Mixha


Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore,pensioniste,invalid,dokumenta.Në Greqi dhe Itali janë mbi 1.2 milionë emigrantë shqiptarë të cilët punojnë si të “rregullt” në institucionet e huaja.


Ata janë të regjistruar në punë të ligjshme, ku derdhin çdo muaj kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.


Në Greqi përllogaritet të jetë edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, rreth 800 mijë dhe më pas vjen Italia, ku janë të regjistruar rreth 600 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë të regjistruar si punëtorë e punonjës të rregullt. Nga të dhënat e marra dy vitet e fundit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nëpërmjet patronateve, institucioneve bashkëpunuese në fushën e sigurimeve shoqërore, rezulton se në dy vendet fqinje, rreth 1.2 milionë emigrantë të cilët aktualisht kanë vendqëndrim jashtë, të kenë derdhur sigurime shoqërore dhe të kenë vjetërsi pune edhe në Shqipëri, para viteve ‘90. Një pjesë e mirë e tyre kanë punuar për shumë vite në Shqipëri, ndërkohë që një pjesë tjetër kanë derdhur më pak sigurime duke pasur më pak vjetërsi në institucionet e ndërmarrjet vendase.


Në një kohë sezoni pushimesh, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur nga fushata e informimit për të gjithë emigrantët e kthyer, sidomos për ata të cilët janë në prag pensioni apo pranë mbushjes së moshës së pensionit. Një pjesë e tyre me vjetërsinë që kanë mund të përfitojnë pension të plotë ose të pjesshëm pleqërie edhe nëse nuk i kanë derdhur sigurimet shoqërore. Kjo bëhet duke “blerë” vjetërsi dhe duke paguar një vit apo më shumë vite, si plotësuese për të marrë një përfitim më të madh.


Pagesa e kontributeve në mënyrë vullnetare bën të mundur plotësimin e viteve boshe, duke bërë edhe rillogaritjen e pensionit në masë më të lartë.


Për të siguruar një pension të pjesshëm, kërkohet një vjetërsi në punë kontributive prej jo më pak se 15 vitesh.


Për të përfituar pension të plotë, do t’ju kërkohet një vjetërsi në punë prej 35 vitesh. Sipas specialistëve të Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, për të marrë një pension të plotë, ose për të rritur masën e pensionit, mund të paguani sipas skemës vullnetare të sigurimit shoqëror. Aktualisht, masa mujore e pagesës për sigurimin vullnetar është 3544 lekë. Në rastin e humbjes së librezës së punës mund t’ju ndihmojë Instituti i Sigurimeve Shoqërore për konfirmimin e vjetërsisë, sipas deklarimeve që do të bëhen nga i interesuari.


Në rast se emigrantët nuk mund të vijnë pranë agjencive të ISSH-së, atëherë me një prokurë të posaçme mund t’ia ngarkojë këtë punë një të afërmi. “Blerja” e vjetërsisë në punë dhe vetësigurimi nuk vlejnë vetëm për të përfituar një pension, por edhe për të shtuar përfitimin në para në kohën e daljes në pension.


Në rastin e emigrantëve, fermerëve, kur gjendemi të papunë, apo kur jemi në prag të pensionit, na ndihmon vetësigurimi, apo pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore.


Emigrantëve shqiptarë, që kanë punuar në Shqipëri, nuk i shkojnë dëm kontributet e paguara gjatë kohës së punës.


Por që të marrin një përfitim në formën e pensionit, duhet të përmbushin kërkesat sipas legjislacionit në fuqi.


Pensioni i llogaritet secilit në bazë të profesionit, vështirësisë së punës, shkallës së kontributeve, vjetërsisë në punë dhe moshës. Që të përfitosh pension duhet që patjetër të mbushet mosha e kërkuar për të dalë në pension, e cila llogaritet me ditëlindjen dhe vitin e parashikuar për të lënë punën dhe për të marrë përfitimin.


Në rastin e fermerëve, apo siç quhen ndryshe të të vetëpunësuarve në bujqësi, masa e pagesës vjetore është 12 mijë lekë për sigurimet shoqërore dhe 3360 lekë për sigurimin shëndetësor.


Me këtë sigurim përfitohen të njëjtat pagesa që merr një i vetëpunësuar në qytet, të gjitha llojet e pensioneve, pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sigurim shëndetësor falas, rimbursim ilaçesh.


Për gratë përfitohet leje lindjeje. Në rastin e emigrantëve, të cilët nuk kanë vjetërsinë e nevojshme të punës as për një pension të pjesshëm, Drejtoria e Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore sugjeron plotësimin e vjetërsisë në vite me anë të pagesës vullnetare.