
Gjykata e Katanias ka dënuar me 15 vjet burg Moisi Habilajn, i shpallur për trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar 18 vjet burg, por ai u dënua tre vite më pak.
Sipas mediave italiane, i veshur me një palë xhinse dhe një T-shirt, Habilaj ka pritur në qetësi dënimin, brenda qelisë në gjykatë. Habilaj u arrestuar gjatë operacionit "trëndafili I verës" në tetor 2017 në Italia. Avokati mbrojtës ka mohuar që Moisiu të ishte kapo i Bandës.
Ndërkohë, gjykata e Katanias ka dënuar me 8 vjet burg, Meridian Sulajn dhe me 7 vjet burg Nazer Seitin, i cili u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua drejt Italisë.
Në kërkim ka mbetur Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj. Ky i fundit është arrestuar në shtetin italian në Tetor të vitit 2017.
Sipas asaj që raporton meridionews, agjensi lajmesh në Katania, Habilaj, i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, u arrestua gjatë operacionit ‘Trëndafili i erës’ në tetor të vitit 2017.
Në fillim të nëntorit 2018, Prokuroria e Katanias pushoi hetimet për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, pavarësisht se në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për të nën dyshimet se ka favorizuar dhe bashkëpunuar me grupin Habilaj.
Gazeta SHQIP