Një sherr mes dy familjesh të afërta emigrantësh në Itali, ka pasur një fund tragjik. Luan Zalta 50 vjeç ka vrarë me armë zjarri burrin e motrës, Shpendi Allushin.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Nettunos, në Romë, dje, gjatë ditës së diel. Autori i krimit, Zalta është vëllai i bashkëshortes së Allushit. Viktima Shpendi Allushi jetonte në Caserta të Napolit, por kishte shkuar për vizitë në Romë tek motra.

Allushi dhe Zalta fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin fizikisht, ndërsa më pas ka ndodhur edhe tragjedia. Zalta ka qëlluar me pushkë Allushin, ndërsa një plumb viktima e mori në fytyrë, ç’ka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të tij. Sapo ka parë kunatin e vdekur, Zalta ka marrë policinë në telefon dhe është vetë-dorëzuar pranë autoriteteve.

Në dëshminë e tij për policinë italiane, Luan Zalta ka deklaruar se e ka ekzekutuar kunatin Allushi, pasi ky i fundit i tradhtonte motrën. "E kam qëlluar, sepse më tradhtonte motrën", ka thënë ai. Zalta e Allushi prej kohësh kishin pasur raporte të tensionuara.

[gallery ids="894477,894478,894479,894481"]