Deputeti i PR, Fatmir Mediu, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar. /r/n/r/nLawmaker Fatmir Mediu, speaks during a parliamentary session.Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një prononcim për mediat ka mbështetur kërkesën e PD-së për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. Mediu tha se vendi sot ka një sërë problemesh si kriminaliteti dhe rritja e sipërfaqeve të mbjella me kanabis sativa.


“Ka ardhur koha që të gjithë të kuptojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri për Shqipërinë, jo vetëm për rrugën europiane, por sidomos për qeverisjen e vendit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë.


Është provuar tashmë në zgjedhjet lokale se kjo qeverisje dhe mazhoranca ka manipuluar në mënyrë të qëllimshme zgjedhjet. Zhvillimet në vend, sidomos rritja e kriminalitetit, shtrirja e mbjelljes së kanabis sativës në gjithë territorin e Shqipërisë. Probleme të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë dhe korrupsionin tregojnë një tendencë të qartë të qeverisë shqiptare që të ketë një kontroll mbi procesin zgjedhor dhe mbi vendimmarrjen qeverisëse dhe politike në vend, – tha thënë kryerepublikani. – Mendoj se nëse do ecim në koshiencën për të pasur zgjedhje të lira dhe të qeverisje të ndershme është e domosdoshme që të kemi një kemi dakordësi mes të gjitha palëve sesi duhet të shkojmë në këto zgjedhje. Mendoj se kjo palë, edhe brenda për brenda mazhorancës në marrëdhënien që ka nuk e gëzon besimin për të shkuar deri në fund të mandatit të saj”.


“Ka pasur qëndrime të hapura, jemi dëshmitarë, edhe brenda koalicionit. Zoti Meta e ka shprehur një qëndrim të tillë pavarësisht se e justifikon me momentin e reformës në drejtësi. Unë mendoj se këto nuk janë çështje spontane, nuk janë thjesht me interesa personale të subjekteve politike, por duhet të jenë në shërbim të interesave të vendit”, deklaroi Mediu.


8 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)