
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë thirrje që në protestën e 27 janarit të marrin pjesë të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht nga dallimet politike.
Ai tha se njerëzit duhet të ngrihen dhe protestojnë për mirëqenien e tyre, për të ndaluar të keqen siç e cilësoi ai qeverisjen e kryeministrit Rama.
“E keqja e rilindjes triumfoi në Shqipëri, njerëzit e këtij kombi u larguan nga vendi me kokën prapa, – tha Mediu në asamblenë kombëtare të Partisë Republikane. Intelektualë që kishin ëndrrën eruopiane kanë baktisur vendin. Biznesi po shtrëngohet nga taksat dhe korrupsioni. Rinia po largohet nga emigrimi masiv. Por ka ardhur koha që të largohet qeveria dhe jo qytetarët. Prandaj 27 janari është një thirrje e ndëgjegjes qytetare.
Do pranojmë këtë fakt, apo do të bëhemi skllevër të fatit tonë? Të bashkoheni të gjithë në protstën e 27 janar pavarësisht nga dallimet që kemi, përndryshe e keqja e rilindjes nuk do ndalojë asnjëherë”.
24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)