Kandidati i krahut të majtë në Meksikë, Andrés Manuel López Obrador, është pranë fitores së qartë në zgjedhjet presidenciale.


Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se numërimi i shpejtë pas votimeve të së dielës ka treguar se ish-udhëheqësi i Meksiko Sitit ka fituar rreth 53 përqind të votave, më shumë se secili garues tjetër.


Andrés Manuel Lopez Obrador është presidenti i ri i Meksikës. Pak minuta pas mbylljes së votimeve, kandidati i partisë së qeverisë, José Antonio Meade, ka deklaruar: “Kemi humbur, më mirë ta pranojmë menjëherë rezultatin”. Sondazhet paralajmëronin fitoren e liderit të së majtës meksikane, me një largësi prej 20 pikësh ndaj rivalit të renditur i dyti, Ricardo Anaya, i cili drejtonte koalicionin e djathtë-të majtë me Pan dhe prd-në.


Sonazhet e para kanë listuar, López Obrador, të njohur me inicialet e tij Amlo, shumë më përpara se kandidatët tjerë.


Rivalët e tij më të afërt e kanë pranuar humbjen dhe kanë uruar Lopez Obrador për fitoren e tij.


Në kometet e tij të para publike pas zgjedhjeve, Lopez Obrador ka thënë se çrrënjosja e korrupsionit dhe mosndëshkimit do të jenë në mesin e prioriteteve të administratës së tij. Ai po ashtu ka thënë se synon “miqësi dhe bashkëpunim” me Shtetet e Bashkuara.


Marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër Meksikën për çështjen e tregtisë dhe atë të migrimit.


Pavarësisht kësaj, Trump ka uruar Lopez Obrador përmes një postimi në Twitter, për fitoren e tij si president i ardhshëm i Meksikës.


“Mezi po pres që të bashkëpunojmë. Ka shumë që mund të bëjmë për të mirën e SHBA-ve dhe Meksikës”.



2 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)