Pas vendimit për të nisur zyrtarisht hetimet për Marsida Qatjan, pas vrasjes së Dritan Haxhollit dhe plagosjes së Bledar Toçi, mbrëmjen e 9 tetorit, në banesën e saj, Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë pasaportën e 30-vjeçares.
Prokuroria ka pasur informacione që Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dënimin në Gjermani, ndaj dhe ka marrë masë sigurie, duke i sekuestruar pasaportën.
Prokuroria ka regjistruar çështjen në ngarkim të Qatjas për nenin 285/1 të Kodit Penal, që është "përshtatje të ambienteve për konsumim droge", akuzë për të cilën 30-vjeçarja mund të rrezikojë pesë vite burg.
Gjithashtu, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Marsida Qatjan, por Gjykata nuk është shprehur ende për vendim. Ndërkohë, Prokuroria ia ka kërkuar Qatjas të mos flasë për ngjarjen e ndodhur brenda banesës së saj, për shkak se është person që ka dijeni për atë që ka ndodhur, dhe mund të bëhet problem për sekretin hetimor.
"Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime,"– shkruhet në mesazhin e publikuar.
[gallery ids="881318,881319,881316,881315,881314,881313,881312,881311"]