Komenton prezencën e Tritan Shehut
Në mbyllje të fjalës së tij në kremtimet e 25-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se nuk do të bënte aleancë me PD-në. Dhe këtë mesazh ia adresoi të vetmit përfaqësues të PD-së në festimet e djeshme, ish-deputetit Tritan Shehu. “Tritan mirë se keni ardhur. Por aleat me ju ne nuk duam të bëhemi. Faleminderit themelueseve, jo të kësaj partie, por të kësaj rruge. Të pranishëm apo jo. Ata që kanë themeluar PS nuk ka rëndësi nëse janë të pranishëm apo jo. Faleminderit të gjithë burrave dhe djemve që kontribuojnë me çdo nivel që e furnizojnë partinë tonë. Faleminderit veteranëve dhe pasardhësve të tyre që e nderojnë këtë oborr kur vinë e na shtrëngojnë dorën. Për ne ky është nder. Kam edhe avokatin këtu në krah dhe nuk më erdhi këtu për të më thënë ‘Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë’, përfundoi fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama. Por një deklaratë e tillë e kreut të mazhorancës nuk nënkupton dështim të negociatave që bëhen mes palëve për gjetjen e një kompromisi mbi reformën në drejtësi.