Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta lëshoi kritika të rënda ndaj klasës politike në vend, e cila sipas tij me kokëfortësinë e vet dhe mungesën e dialogut po bëhet shkas që vendi të humbë shansin për t’u integruar në BE.
Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme me anëtarë të LSI në Krutje të Lushnjës, kreu i LSI theksoi se klima politike aspak bashkëpunuese në vend dhe shtrirja e kësaj klime edhe në fushën e biznesit është një gjë e gabuar që nuk i kontribuon aspak zhvillimit të vendit. Meta shprehu gatishmërinë e forcës politike që përfaqëson për të kontribuar me të gjitha mënyrat në zbutjen e klimës politike dhe në arritjen e marrëveshjeve në të mirë të zhvillimit të vendit.
27 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)