Presidenti Ilir Meta ka marrë një vendim me rëndësi. Nga dita e nesërme ai bëri me dije se shqiptarët do të shikojnë një president institucional, e jo të përfshirë në platforma.


“Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur ne çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, te mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë. Me Ramen, me Lulin, me Sorecen dhe me Kim. Me te katër nga nesër vetëm marrëdhënie dhe takime institucionale, me dëshmitarë dhe te mirëdokumentuara!”, tha Meta.


Ai shtoi se kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, nuk do ta takojë, sepse ajo mabn të njëjtin qëndrim si edhe kreu i PD-së, Basha.