Kreu i LSI-së, Ilir Meta i ka bërë apel klasës politike të gjejnë gjuhën e duhur për të bashkëpunuar për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE dhe të vënë në plan të parë interesin kombëtar.
Meta ka qenë sot në qytetin e Korçës ku ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë dhe është shprehur se ndihet i shokuar nga sharjet dhe fjalori i përdorur në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës plenare të dy ditëve më parë.
Kreu i LSI-së bën fajtore klasën politike në vend që Shqipëria po vonon në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. “Koha po kalon, mungesa e reflektimit nuk na mbush me optimizëm. Koha është shpërdoruara në mënyrë të papranueshme”, theksoi Meta.
10 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)