Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Lezhës ku ka komentuar edhe koalicionin LSI-PS. Meta është shprehur se ky koalicion nuk është një koalicion kundër Berishës apo PD, por është një koalicion për t’i hapur rrugën ndryshimit.
“Koalicioni LSI- PS nuk është koalicion kudër PD-së. Koalicioni PS-LSI, është për t’i hapur rrugë ndryshimit. Më 24 qershor politika do të jetë më e bashkuar. Edhe ndërkombëtarët po na bëjnë thirrje të jemi të bashkuar”, ka nënvizuar Meta.
Meta ka theksuar se bashkëpunimi me PD-në ka qenë në të mirë të vendit, por se Berisha po i përqendronte të gjitha pushtetet në një dorë dhe në këtë mënyrë sipas tij, nuk mund të funksionojë një shtet demokratik.
20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)