ilir metaKreu i LSI-së, Ilir Meta, duke folur në qytetin e Fierit me simpatizantë të LSI-së ka komentuar largimet masive nga puna që po u bëhen militantëve të LSI-së, të cilat i ka konsideruar si një hakmarrje politike dhe primitive nga ana e PD-së. Meta ka premtuar se të gjithë të larguarit do të rikthehen në punë pas 23 qershorit.


Duke iu referuar kërkesës së PD-së për lirimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Meta ka thënë se ky është një veprim në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin.


Meta e ka cilësuar si të natyrshme aleancën me PS, pasi sipas tij vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, një balancë të re pushtetesh, për të përballuar problemet sociale të vendit.


Kreu i LSI ka vlerësuar rolin konstruktiv që do të ketë padyshim forca e tij politike pas zgjedhjeve të 23 qershorit, duke qenë se sipas tij, me situatën politike aktuale në Shqipëri asnjë parti nuk mund të formojë e vetme një qeveri të qëndrueshme.


13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)