Demokracia dhe sfidat për arritjen e saj ishin kryefjala e një postimi në prag lamtumire nga ambasadori amerikan Donald Lu. Të njëjtën linjë mendimi dhe të njëjtin mesazh duket se ka dashur të përcjellë edhe Presidenti Ilir Meta, me një postim të ngjashëm në Facebook.


“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë”, shkruan Meta.


Ai thekson se “demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”.


Në fund Kreu i Shtetit duke ju drejtuar të rinjve shqiptarë bën thirrje që energjinë e tyre ta përdorin për demokratizimin e vendit.


“Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”, thekson Meta.


15 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)