Ilir-MEta-ne-DurresKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka preferuar të shmangë mbledhjen e Këshillit, nisur nga fakti i akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi në adresë të tij. Ai mori pjesë në dorëzimin e vulës së cilësisë kompanisë “Rea’s” në Xhafzotaj (Shijak), e cila e ushtron aktivitetin e saj në fushën e shpendarisë. “Padyshim edhe si Kryetar Kuvendi, edhe si politikan, edhe si një mik i bujqësisë dhe i ushqimit, por edhe si një konsumator. Dua të them se një nga sekretet e suksesit tim për rënien nga pesha dhe i dietës sime është se e filloj mëngjesin me një vezë të zier dhe përfundoj me pak mish pule të bardhë në darkë dhe është një kontribut i rëndësishëm për të pasur një dietë të suksesshme”, tha Meta.