Me ftesë të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare ne Maqedoni, Menduh Thaçi, Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë festive të 100 Vjetorit të Pavarësisë në Tetovë.
Përmbyllja e festimeve zhvillohet në kuadër të nismës “100 Vjet pa Shqipëri” të ndërmarrë nga PDSH. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kreu i LSI-së u shpreh i bindur se 100 vitet e ardhshme do të jenë shumë më të mira se Shqipërinë. “Këto 100 vite kanë qenë të vështira, kanë qenë vite të mbijetesës së shtetit që u krijua me përpjekjet e sakrificat e shqiptarëve nga të gjitha trojet.
Por sot ne kremtojmë një Shqipëri të qëndrueshme, anëtare në NATO, një Kosovë të pavarur, kremtojmë sakrificat e shqiptarëve në Maqedoni, ku PDSH ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. 100 vitet e ardhshme do të jenë vitet e lulëzimit të kombit tonë dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Ndaj e ardhmja duhet të vërë në vend padrejtësitë që i janë bërë kombit tonë”, u shpreh Meta.
24 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)