ilir metaKreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Kombinati, ku prezantoi kandidatin për deputet të LSI, Ardit Çela akuzoi qeverinë dhe kreun saj lidhur me deklaratat lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik duke theksuar se ka ardhur koha të flitet për ekonominë reale dhe jo atë virtuale. Sipas Metës, shkëlqimi i ekonomisë në Shqipëri ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit


“Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale”, u shpreh Meta.


Më tej kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim i rikujtoi kryeministrit paketën e propozuar nga LSI lidhur me miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat në BE.


“Propozova një paketë për miratimin e 3 ligjeve, shpresoj që Berisha të mbajë fjalën për miratimin e tyre”, tha kreu I LSI-së.


4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)