Ilir MetaKreu i Kuvendit Ilir Meta, ka përshëndetur dhe vlerësuar raportin e DASH-it një ditë pas publikimit të tij, i cili theksonte se trafiku i qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së ishte rritur ndjeshëm. Po ashtu raporti bënte të ditur se në Kuvendin e Shqipërinë kishte një deputet trafikant.


“Raporti  përfaqëson një platformë të rëndësishme, – thotë Meta. – Ne duhet të nxisim në mënyrë pozitive punën e strukturave të specializuara për të luftuar fenomenet e paligjshme në vend. Duhet të rritet niveli i profesionalizmit dhe të luftohet pa kompromis. Duhet të çojmë para drejtësisë të gjithë individët e inkriminuar. Lufta ndaj krimit e korrupsionit është një sfidë e rëndësishme për qeverinë tonë”.


28 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)