Milionerja nga Tajlanda, Wannee Jiracharoenying, 58-vjeçe është gjetur e vdekur në apartamentin e saj, e ngrirë brenda frigoriferit.

Për herë të fundit ajo është parë më 18 tetor, kur kishte realizuar një vizitë në pjesën veriore të vendit.

E pasi që nuk i është përgjigjur mesazheve, vëllai i saj i brengosur Vorafan, 59-vjeç udhëtoi në atë rajon me shpresën se do ta gjejë. Megjithatë, trupi i saj është gjetur fundjavën e kaluar brenda një frigoriferi e mbi të ishte hedhur beton.

Autoritetet kanë deklaruar se i janë vënë pas një miku të saj, i njohur vetëm si Om. Ndërkohë thuhet se edhe ai është zhdukur.

Përveç kësaj, nga llogaria bankare e viktimës raportohet se është marrë një sasi e madhe e parave, si dhe janë zhdukur makina dhe kartat e bankës.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="896500,896501,896502,896503,896499"]