Ministri i ri Transporteve, Sokol Dervishaj është betuar para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani një ditë pasi kuvendi miratoi me 72 vota pro dekretin e presidentit për emërimin e Dervishajt në këtë post.

Kjo lëvizje në qeverinë Rama erdhi pa vendimit të ish-ministrit Edmond Haxhinasto për t’u dorëhequr, me pretendimin se do të angazhohej plotësisht në çështjet politike të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

9 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)