Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë votoi dje në seancën plenare pa ndonjë surprizë emrin e propozuar nga Presidenti Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë, të anëtarit të KLD-së, Artan Broci. Me 71 vota pro, dekreti i kreut të shtetit u kalua në seancën ku procesi u krye në mënyrë nominale. Të tre deputetët e shkëputur nga PS-ja, Kadeli, Islami dhe Dogjani votuan pro emrit të paraqitur, duke bërë që mazhoranca të mos ndiente ndonjë mungesë kuorumi apo numrash në këtë proces. Fillimisht Komisioni Parlamentar i Ligjeve e shqyrtoi dekretin për ta kaluar në seancë.