Bruksel-Mbrëmjen e djeshme në Bruksel përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit anuloi vizitën.
Por çfarë vihet re në takimin e lamtumirës?
Në bazë të video-pamjeve të publikuara më poshtë presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik. Por përveç kësaj Mogherini gjatë takimit puth Thaçin në dy faqe, ndërsa të pranishmëve të tjerë u jep vetëm dorën.
Menjëherë në këto momente ndërhyn Aleksandar Vuçiç dhe thotë: "Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty", kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiç vazhdon: "Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë". Menjëherë Thaçi fillon të qeshë.
[gallery ids="896424,896426,896422,896423,896427,896428,896425"]
https://www.facebook.com/InteraktivKohavisionOfficial/videos/488336515355353/