Jonathan Moore -Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë është shprehur lidhur me situatën dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë, ndërsa ka theksuar se ka marrë sigurinë  nga politikanët shqiptarë se do të njohin zgjedhjet e 23 qershorit.


Moore ka nënvizuar faktin e SHBA janë të shqetësuar nga klima e tensionuar politike parazgjedhore në Shqipëri ndërsa ka theksuar se me rëndësi të veçantë është  krijimi i një klime besueshmërie në mbarëvajtjen e zgjedhjeve me qëllim që populli të ketë besim në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.


“Jam i kënaqur që ndodhem në Shqipëri. Ne jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqipëria është kontribuese e rëndësishme e paqes në Ballkan.Vizita ime ka qenë e parashikuar  dhe në fokus të saj ishin zhvillimet politike në Shqipëri. Sapo takova kryeministrin Berisha. E rëndësishme është që shqiptarët  të kenë besim tek zgjedhjet dhe rezultati i tyte. Politikanët me të cilët jam takuar më kanë siguruar se do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve. Jemi të shqetësuar nga tensioni politik para zgjedhjeve dhe për presionin ndaj deputetit Kastriot Islami, tha Moore.


Duke iu referuar situatës më të fundit në KQZ zyrtari i DASH theksoi se duhet një përfaqësim i plotë në KQZ’.


“Do të na pëlqente të shohim një anëtarësi sa më të plotë në KQZ. Shqipëria duhet të zhvillojë një cikël pozitiv zgjedhjesh. E njëjta pikëpamje ndahet edhe nga sekretari i Shtetit, John Kerry”, ka theksuar Moore.


18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)