Një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 11 vjet burg, është arrestuar nga policia kufitare.
Ndalimi i tij u bë nga policia kufitare e Morinës, për shkak se rezulton në kërkim për veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”. I ndaluari është Arban Kishta, 31vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë këtë të hënë në dalje të Pikës Kalimit Kufitar Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim.
Ndaj tij Prokuroria e Tiranës më 30 mars, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të marsit të vitit 2016, të Gjykatës së Tiranës, si dhe vendimin e 6 marsit 2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”. Arban Kishta, ju dorëzua Drejtorisë së Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
10 prill 2018 (gazeta-Shqip.com0