Situata e paqëndrueshme politike në vend duhet thënë që ka vënë në lëvizje si asnjëherë më parë edhe Presidentin e Republikës. Qoftë "djegia" e mandateve apo edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit, mesa duket siç edhe vetë presidenti ka lanë të kuptohet nuk e kanë pasur mbështetjen e tij.
Të paktën kështu është perceptuar edhe nga qëndrimet apo artikulimet publike mjaft të kujdesshme të presidentit. Në disa dalje publike, qoftë nga podiumi i Presidencës, ekranet televizive, por edhe shkrimet në rrjetin social facebook ai ka shfaqur edhe rezerva ndaj mënyrës sesi po e zhvillon aksionin e saj opozita e bashkuar, pjesë e së cilës është edhe LSI.
Edhe pse për mbështetësit e opozitës së bashkuar presidenti është një krahë i fortë për ta, nëse i analizojmë qëndrimet e tij dhe përgjittet ndaj lëvizjeve të opozitës ai nuk ka qenë pro ndaj mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e qershorit. Dekreti i tij që caktonte një tjetër datë zgjedhjesh vinte siç edhe ai vetë tha nga vullneti për të gjetur balancën në qëndrimet e palëve, dhe për të mos e çuar vendin në një rrugë pa zgjidhje.
Por përtej (mos) mbështetjes së vendimeve të ndërmarra nga ana e opozitës, është i lexueshëm edhe fakti që Meta nuk ka sa duhet besim tek mënyra sesi po bën opozitë Lulzim Basha. Ai mbase do të kishte qenë edhe më i drejtëpërdrejtë e i ashpër në qëndrimet e tij, por pozicioni që ka ja pamundëson një gjë të tillë.
Kjo për faktin se ai do të luajë rolin e faktorit të stabilitetit të brendshëm ose atë të mbipalëve, siç duhet thënë e njeh edhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Si një firgurë e një politikani që karakterizohet nga dialogu, Ilir Meta me siguri ka pritur të njëtën gjë të bëjë edhe kreu i PD-së, gjë të cilën duhet thënë e refuzoi ky i fundit edhe pas thirrjeve të herëpashershme të presidentit. E nga ana tjetër Meta dukshëm ka pritur edhe një opozitë më të fortë e më frontale ndaj Ramës, gjë të cilën duhet thënë nuk e ka bërë deri më tani opozita.
E kjo mbase ka rritur edhe më shumë mosbesimin e presidentit nda veprimeve të opozitës e më ngushtë ndaj Bashës. Por nuk duhet harruar se edhe aludimet e shpeshta për një "marrëveshje" të fshehtë mes palëve apo vazhdimin e marrëveshjes së 17 Majit e ka shqetësuar jo pak Ilir Metën.
Kushtet aktuale dhe marrja e stafetës së presidentit në "luftën" kryesisht juridike e kushtetuese ndaj qeverisë duhet thënë që e kanë zhvendosur vëmendjen te Meta, që për momentin mund të shihet si i vetmi "lojtar" në fushën e politikës që mund t’i bëjë ballë Edi Ramës.
Por në betejën politike e cila tashmë duket më e qartë-orientuar, duhet thënë që pavarësisht skepticizmit që mund të ketë presidenti ndaj opozitës e specifikisht ndaj lidershipit të kreut të PD-së Basha, ky i fundit mbetet shpresa e vetme e presidentit për t’a mundur Ramën edhe politikisht