DEFEKTET OSHEESi pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin prej tre ditësh, vazhdojnë që disa zona të vuajnë mungesën e energjisë. OSHEE njofton se në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë defekt. Në orët e para të mëngjesit, në tensionin e mesëm, numri i fiderave pa energji elektrike është 12. Janë riparuar që prej mesnatës së kaluar dhe vënë në punë fiderat 27 dhe 28 të nënstacionit Kashar duke i dhënë energji zonës së Kamzës.


Sipas të dhënave të OSHEE, aktualisht në Tiranë ka problem pjesërisht në Zall Bastar, Vorë, Paskuqan, Valias, Shëngjergj, Shkalle dhe Rr.Siri Kodra. Pa energji është dhe një pjesë e fiderit Prezë për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të mesëm.


Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas pasi vazhdon të jetë e pamundur ndërhyrja nga punonjësit e OSHEE-së pas këputjes së përcjellëseve në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzën.


Vazhdon puna në Elbasan për të rikthyer energjinë e munguar pjesërisht në Lunik dhe në zonën e Shezës/Peqin ku janë rrëzuar shtyllat.


Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në Mbrakull, Bargullas Arrzw,si dhe pjesërisht Potom e Tomorrice, Pularie Mobileri Kushi Cener Shpk.


Në Rajonin e Korçës ka problem pjesërisht në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.


Sa i takon Rajonit të Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, Buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie.


Në Rajonin Burrel ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë.


Në Rajonin Shkodër mungon energjia në Vain dhe në Shëngjin.


Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin sa më shpejt të defekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.


Të dhenat nga kaskada e Drinit (kesh)


Sipas të dhënave të orës 07:00, paraqitet një situatë e stabilizuar sa i takon niveleve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës ndërsa vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Fierzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Prej mesnatës ka patur një reduktim të nivelit të shkarkimeve në Koman ndërsa gjatë paradites së sotme do të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.


Hidrocentrali i Fierzës


Kuota                       292.45 m


Prurjet                1750 m3/sec


Prodhimi                   450 MW


Agr. në punë                        4


Shkarkime                0 m3/sec


Hidrocentrali i Komanit


Kuota                      170.37 m


Prurjet          900/520 m3/sec


Prodhimi                   290 MW


Agr. në punë                       2


Shkarkime          800 m3/sec


Hidrocentrali Vau i Dejes


Kuota                       73.64 m


Prurjet           1075/30 m3/sec


Prodhimi                   200 MW


Agr. në punë                       5


Shkarkime          1200 m3/sec


Ministria e Energjisë informon se Shtabi Qendror vazhdon me planin e gatishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë  grupet e gatishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovorët, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.


 


10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)