Në seancën e sotme gjyqësore në procesin "Babalja", është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonist i audio përgjimit të Albert Veliut.
Në dëshmi, Agron Xhafaj deklaron se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili luante bixhoz por nuk ia ka kthyer. Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.
"Sulmet e deputeteve tëPD janë për të demtuar imazhin e vëllait tim si ministër i brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se Albert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe të lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të, por jo për gjërat që ai pretendon", deklaron Agron Xhafaj.