Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën, festojnë Fitër Bajramin, por në një situatë aspak të zakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në ndryshim nga vitet e kaluara, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë, kjo për shkak të koronavirusit, i cili ka ndikuar rrënjësisht në përditshmërinë e njerëzve.
Në kryeqytet falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu. E diela, si pasojë COVID-19, përkon me karantinën totale, ku të gjitha bizneset janë mbyllur, megjithatë kjo masë nuk ka prekur besimtarët të cilët kanë qenë të shumtë në xhamitë kryesore të qyteteve.
Në Durrës falja është bërë edhe në sheshin jashtë xhamisë për shkak të numri të madh të besimtarëve. Ju ftojmë të shikoni pamjet:
Falja në Berat
Besimtarët myslimanë në Berat janë mbledhur sot për të falur Fiter Bajramin. Duke uruar njëri-tjetrin ata kanë falur namazin në xhaminë e Plumbit e cila ndodhet në qendër të qytetit. Disa besimtarë kanë qëndruar brenda xhamisë dhe disa të tjerë jashtë saj, kjo për të ruajtur distancën si pasojë e koronavirusit.
Gazeta SHQIP iu uron të gjithë besimtarëve: Gëzuar!