Parlamenti i vjetër – Në legjislaturën e kaluar, seancat e para të Kuvendit janë drejtuar nga deputeti i PD-së, Fatos Beja.


Diplomatët – Të pranishëm në çeljen e punimeve të Kuvendit do të jenë edhe trupa diplomatike të akredituar në vendin tonë.


Berisha – Sipas Rregullores së Kuvendit, rezulton se seancën e parë duhet ta drejtojë ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.


Kuvendi i ri


Sot, seanca e parë e legjislaturës së dalë nga 23 qershori. Drejtuesi i seancës: S’do të doja të isha unë pas Saliut…


Konstituimi


Nisur nga marrëveshja PS-LSI, 67-vjeçari Dokle do të ketë të drejtën për të drejtuar Kuvendin deri në zgjedhjen si drejtues të kreut të LSI-së, Ilir Meta.


“Nuk do të doja që të isha unë pas tij (Sali Berishës), por vitet bëjnë të tyren”


Hapi 1 – Mblidhet Kuvendi, emërohet Kryetari i Kuvendit, ku drejtuesi i seancës së parë i njofton Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre


Hapi 2 – Kreu i shtetit, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin, me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend.


Hapi 3 – Kryetari i ri i qeverisë, i emëruar sipas Kushtetutës, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave, së bashku me përbërjen e tij.


Hapi 4 – Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit të Republikës, sipas formulës së betimit.


Herion Mesi


Parlamenti i RiKuvendi i ri i Shqipërisë do të zhvillojë sot pasdite seancën e tij të parë plenare, për të çelur në këtë mënyrë zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar. Kjo seancë do të shënojë dhe fillimin e drejtimit të vendit nga qeveria e majtë, si fituese e zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit.


Drejtimi


Pas refuzimit të Sali Berishës, seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë do të drejtohet nga deputeti i PS-së, Namik Dokle, si deputeti më i vjetër dhe më me përvojë në jetën parlamentare, pas Berishës. “Sa i përket drejtimit të seancës së nesërme (sotme) atë do ta drejtoj unë si më i vjetri në Kuvendin e ri, kuptohet pas Saliut. Nuk do të doja që të isha unë pas tij, por vitet bëjnë të tyren, më takon pasi kam mbi 20 vite jetë parlamentare dhe është detyrim drejtimi i seancës së parë të legjislaturës së re”- u shpreh dje në mbrëmje për gazetën “Shqip” deputeti socialist Namik Dokle, i cili do të jetë dhe kryetar i Kuvendit deri në verifikimin e mandateve të deputetëve të Kuvendit.


Java e parë


Në një bisedë telefonike të zhvilluar, drejtuesi i seancës së sotme, si një nga deputetët më me përvojë të parlamentarizmit shqiptar, thekson se kjo javë do të jetë e ngjeshur për Parlamentin e ri, deri në betimin e qeverisë së majtë. Sipas Dokles, seanca e sotme do të jetë e shkurtër, në të cilën do të bëhet prezantimi i deputetëve, si dhe do të ngrihet komisioni i përbashkët parlamentar pozitë-opozitë, i cili do të bëjë dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur më 23 qershor.


“Seanca e nesërme (sotme) nuk pritet që të zgjasë më shumë se 20-30 minuta. Do të jetë një seancë prezantimi, ku vendimi i vetëm që pritet të merret nesër (sot), por i pari sa i përket legjislaturës së re, është i ngritjes së komisionit të përbashkët pozitë-opozitë të njohjes së mandateve. Më pas ky komision do të nisë nga puna, ku fillimisht ka për detyrë që të kërkojë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 23 qershorit, e më tej do të nisë këqyrjen dhe verifikimin e mandateve të deputetëve”, sqaroi Dokle. Ndërsa i pyetur se sa është periudha e parashikuar që komisioni të përfundojë verifikimin e mandateve, ai shpjegon se kjo procedurë, edhe pse në Rregulloren e Kuvendit është përcaktuar të mbyllet brenda dy ditëve, mund të mbyllet më herët, pra të martën. “Nuk besoj se do të jetë e nevojshme që njohja e mandateve të kryhet që në seancën e parë, pasi do të duhej që seanca të mbyllej pas mesnate, ndaj nuk është e nevojshme një mbingarkesë e tillë. I gjithë ky proces, sipas Rregullores së Kuvendit, duhet të përfundojë brenda dy ditëve, ku Komisioni i Verifikimit të Mandateve do t’i dorëzojë Kuvendit raportin e tij përfundimtar të këtij verifikimi. Por nisur nga rezultati i pranuar tashmë nga të gjitha palët, besoj se raporti mund të dorëzohet në Kuvend më herët, dhe them që njohja e mandateve të Kuvendit do të bëhet pasnesër”, shpjegoi dje deputeti më i vjetër socialist. Por punimet e Kuvendit do të zhvillohen gjatë gjithë këtyre ditëve, sepse pas njohjes së mandateve do të nisin dhe procedurat e tjera që kanë të bëjnë me mandatimin e qeverisë së re, si dhe ngritjen e komisioneve parlamentare. Pra, “gjithë kjo javë do të jetë e ngjeshur me seanca parlamentare, deri sa të përfundojë dhe procesi i rrotacionit të pushteteve”, u shpreh dje për gazetën “Shqip” deputeti i PS-së Namik Dokle, që do të drejtojë çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.


 


 


Qeveria e re 


Nishani dekreton Ramën brenda dy ditëve


Edhe pse zyrtarisht sot Sali Berisha do të dorëhiqet nga posti i Kryeministrit, ai do ta ushtrojë detyrën deri në momentin që pasardhësi Edi Rama të betohet para Presidentit të Republikës. Kjo pasi qeveria e re zgjidhet pasi mbaron mandati 4-vjeçar i qeverisë së vjetër. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit të Republikës, i cili ka afat 10-ditor për të dekretuar qeverinë e re “Rama”. Nga ana e tij, kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh se me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet Kryeministri i ri. Kushtetuta bën të qartë rrugët dhe afatet ligjore brenda së cilës duhet të bëhet rotacioni politik nga PD-ja te PS-ja, konkretisht si formohet qeveria e re. Kushtetuta thekson  në nenin 96 se “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”.