Mynyre-Nazime

Gruaja e Fiqiri Muçës (majtas) dhe Nazime Visha


Nazime Visha, vajza që u lirua vetëm pak ditë më parë nga burgu , ku po vuante dënimin me 10 vjet, për vrasjen e Fiqiri Muçës, është kërcënuar me jetë nga bashkëshortja e viktimës,  Mynyre Muça.


Visha ka bërë një denoncim në polici, ku pretendon se është kërcënuar me jetë. Në dëshminë e dhënë përpara policisë, ajo kërkon që të merren masa për mbrojtjen e jetës.


Ndaj Mynyre Muçës, janë ngritur akuzat për “Kanosje” dhe “Përndjekje”. Njëherësh, në datën 25 prill 2016, Nazime Visha i është drejtuar dhe Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit një urdhër mbrojtje ndaj Mynyre Muçës, pasi sipas të resë, gruaja përbën rrezik për jetën e saj.


Nazime Visha është dënuar me 10 vite burg, nga të cilat ka bërë vetëm 4 vjet heqje lirie, pasi u fal me një dekret special nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Liria e vajzës ka irrituar familjarët e Fiqiri Muçës, të cilët e kanë kërcënuar me jetë.


26 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)