Ndricim-BabasiAgjentë të policisë së Tiranës, me maska, kanë shoqëruar këtë paradite shefin e njësisë bashkiake numër 5 të kryeqytetit, Ndriçim Babasi.


Babasi është ndaluar në një lokal të njohur të kryeqytetit, nga një grup agjentësh që e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë jashtë.


Babasi 1Lajmi u denoncua për mediat nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp. Për momentin nuk dihen motivet e ndalimit të përfaqësuesit të PD.


Babasi 2Kreu i PD-së Basha ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku së bashku me deputetë të opozitës kërkojnë informacion për ndalimin e kreut të njësisë numër 5. Po ashtu, mësohet se janë ndaluar edhe 30 protestues të Partisë Demokratike, të cilët ndodhen në drejtori.


Babasi 3Përfaqësues të PD-së, së bashku me kreun e tyre Basha, shprehen se kanë një orë që presin për të marrë sqarime nga krerët e policisë.


Basha: E rrëmbyen policë me maska, dhunë ndaj protestuesve


Basha ne konfPas përleshjes së opozitës me policinë te Parku i Liqenit, ku kundërshtohet ngritja e këtij projekti, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër, duke dënuar dhunën që sipas tij është orkestruar nga kryeministri Rama.


Basha ka dënuar faktin që policia është kriminalizuar me urdhër nga MB-ja dhe i ka bërë thirrje prokurorisë të mos heshtë, por të nisë hetimet pas denoncimeve të opozitës se ngritja e këtij parku lodrash është në kundërshtim të plotë me ligjin.


Ai shtoi se policë me maska kanë rrëmbyer ish-deputetin e PD-së, Ndriçim Babasi, kreu aktual i njësisë numër 5 në kryeqytet.


“Kemi të bëjmë me një tirani, që e shikon veten mbi kushteturën dhe ligjin, me një kryeministër që e shikon veten mbi kushtetutën e ligjit për interesa personale. Kjo tregon babëzinë e Ramës, përmes goditjes me kërbac, që burgos qytetarët dhe për vete mbron oligarkinë, – tha Basha. – Faktet e dala në dritë janë tronditëse. Këtu bëhet fjalë për rënien e shtetit ligjor, mes dajakut arbitrar dhe një shoqërie të civilizuar dhe demokratike. Qytëtarët e dinë mirë se po ndërtohet pa leje mjedisore dhe  se po dhunohet parku i tyre me një leje të falsifikuar”.


Sipas Bashës, “dhuna nuk e ndalon një popull që ngrihet për këto vlera. Kjo tregon se ky regjim është në gamat e fundit. Urdhri për të penguar përmes dhunës shtazarake çadrën e shoqërisë civile, tregon se shteti ka rënë, kushtetuta dhunohet, ligji shkelet e asnjë nuk jep llogari. Qytetari dhunohet e burgoset për 30 mijë lekë të vjetra. I bëj thirrje prokurorisë të mos heshtë, por tës nisë hetimin penal, sepse kjo tregon se nuk ka asnjë shpresë për shtetin ligjor. Media të mos heshtë, as nga presioni e as nga gjëra të tjera”.


Në fund të deklaratës së tij, Basha pohoi se policia ka rrëmbyer sipas tij kreun e njësisë numër 5, ish-deputetin Ndriçim Babasi: “Pak minuta më parë, policia me maska kanë rrëmbyer kreun e njësisë numër 5 në një lokal, Çim Babasi. Unë do të nisem pak më pas të monitoroj ngjarjen. I bëj thirrje qytetarëve të ngrihen dhe të ndalin dhunën e kësaj qeverie. Tiranitë kanë vetëm një fat, ato përmbysen”.


28 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)