
Foto ilustruese
Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në portin e qytetit bregdetar.
Mësohet se 4 kg heroinë ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me konfeksione, që kishte për destinacion Italinë. Droga ishte e ndarë në 8 pako të vogla dhe kamioni ku u gjet do imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Gjatë kontrollit nga policia kufitare me qenë antidrogë është bërë e mundur gjetja e çantës me heroinë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po e merr në pyetje. Ai është identifikuar si 39 vjeçari, Bledar Shqarthi.
Sipas policisë, droga nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.
6 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)