Ariu polar Yupik ka ndërruar jetë, pasi kaloi më shumë se 25 vjet i mbyllur në ujin e ngrohtë të kopshtit zoologjik meksikan, Benito Juarez, në qytetin e Morelia. Struktura raportoi se ai ka ngordhur në moshën 27-vjeçare, ndoshta për shkak të një problemi të zemrës dhe një aneurizmi.


Për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të kafshës mund të ketë ndikuar pothuajse me siguri temperaturat e nxehta meksikane (21 gradë në mesatare) pak të përshtatshme për një ari të lindur për të jetuar në Pole.



Një kopsht zoologjik britanik i kishte ofruar Yupik një shtëpi në një klimë të ftohtë, edhe pas protestave të disa grupeve të të drejtave të kafshëve, por struktura që strehonte nuk e kishte autorizuar transferimin.


Në deklaratën për shtyp që ka njoftuar ngrodhjen e tij, është përcaktuar si “e pashmangshme,” të shkaktuar nga “sëmundjet natyrore të një kafshë shumë të vjetër në moshë”, një ekzemplar që në çdo rast  ka jetuar “më gjatë se mesatarja e jetës së specieve të tij, që zakonisht arrin 15 deri në 18 vjet”.


Ariu kishte ardhur në Meksikë nga Alaska në vitin 1992: nëna e tij ishte vrarë dhe ai kishte hyrë, ende një këlysh në Morelia në kopshtin zoologjik. Me një video të postuar në faqen zyrtare në “Facebook”, struktura e kujton atë në videon e mëposhtme:


https://www.facebook.com/ZooMoreliaM/videos/1006915439491919/


18 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)