Pagesat për legalizimet në lekë dhe në bono thesari. Abuzuesit,  gjobat nga 2-10% të çmimit minimal fiskal


Sipërfaqja e tokës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, për ndërtimet pa leje me funksion banimi është jo më shumë se 500 m²


Detajet 


Të ardhurat – Të ardhurat e arkëtuara nga pagesa e tarifës së shërbimit për ndërtimet pa leje me funksion socialekonomik, si dhe çdo penalitet tjetër, përdoren nga ALUIZNI 


Përjashtimi – Mosplotësimi nga subjekti i dokumentacionit përkatës  sjell përjashtimin nga procesi i legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve informale


Artemisa Hoxha


legalizime-webZbardhet në Fletoren Zyrtare Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në të cilin janë përcaktuar qartë hapat dhe mënyra që duhen ndjekur për të legalizuar objektet pa leje ndërtimi. Konkretisht, sipas ligjit, sipërfaqja e tokës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². “Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik është ai i përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me VKM. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit”, thuhet në ligj. Njëkohësisht, në këtë ligj janë detajuar edhe penalitetet për legalizimin e shtesave të subjektit ndërtues kur subjektet, shoqëri ndërtuese dhe/ose investitorë, që kanë kryer shtesa anësore apo në lartësi tej lejes së ndërtimit, si dhe ndryshim të funksionit të hapësirave.


“2% të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe banimi; 5% të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që shfrytëzohet për veprimtari social-ekonomike; 10% të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që është bërë ndryshim destinacioni. Çmimi minimal fiskal dhe vlera e tregut, në kuptim të pikës 1 të këtij neni, përcaktohet me VKM”, thuhet në ligj. Ndërkohë që në rast se një subjekt posedon më shumë se një ndërtim pa leje, atëherë ai ka të drejtë të zgjedhë se për cilin objekt do të përfitojë kalimin në pronësi të parcelës ndërtimore dhe legalizimin sipas çmimit, taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe tarifës së shërbimit të legalizimit. Për ndërtimet e tjera zbatohet çmimi i përcaktuar nga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore. Ligji parashikon edhe zgjidhjen e problemit për ato ndërtime pa leje që janë ngritur mbi troje private të të tretëve, për të cilët saktësohet se kur planet e përgjithshme vendore dhe/ose planet e detajuara vendore parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero, nuk u nënshtrohen procedurave për legalizim.


 


[callout]Ja objektet që përjashtohen nga legalizimi


Jo të gjitha objektet që janë ndërtuar pa leje do të kenë mundësinë që të legalizohen. Në ligj thuhet se “ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi në ndërtimet me leje që, në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kulturës nuk legalizohen”, thuhet në nenet e detajuara të ligjit. Objektet ndihmëse në shërbim të ndërtimeve pa leje legalizohen vetëm në qoftë se janë ngritur brenda sipërfaqes së parcelës ndërtimore.[/callout]