Kryeministri Edi Rama e shfrenoi mbrëmjen e kaluar fantazinë, teksa postoi në Instagram një foto të tij në versionin e Davidit të Mikelanxhelos. Përpra “statujës” së shefit të qeverisë nudo qëndronin dy liderët e opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, duke bërë “slefie”.


Postimi i Ramës e ndezi rrjetin me komente nga më të ndryshmet, teksa shumë e cilësuan si sulm që i tejkaloi kufijtë e ironisë ndaj kundërshtarëve politikë. Porn ë mungesë të një reagimi nga PD apo LSI për ironinë therëse të Ramës, me dyshen Basha-Kryemadhi që ishin të impresionuar përballë kryeveprës së Mikelanxhelos, opozitën kryeministrit duket se ka zgjedhur t’ia bëjë faqja e njohur e memeve “Brryli Brodëay”, që është edhe e preferuara e Ramës.


Teksa Rama nën foton e shpërndarë dje shkruante “Ej Brryli Broadëay ça bohet kshu nga doli kjo”, faqja pikante replikoi me  shefin e qeverisë duke ju përgjigjur: “Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”.


Ndërkohë, përplasja Rama-Brryli ka vijuar edhe të dielën, pasi në Instagramin e faqes së njohur është postuar një fotomontazh, këtë herë me Sali Berishën në rolin e Davidit nudo dhe kryeministrin Rama, zv.kryeministrin, Erion Braçe, këshilltarin Endri Fuga dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që realizojnë një foto poshtë statujës.


“Ej o Edi Roma ça bohet kshu me ju mer jahu, keni nerru korsi ee…🤨Mjesi kecat e Dajes”, shkruhet në postim.


Gazeta Shqip