Çfarë i ka ndodhur lumit Valira, që ndodhet në rrugën kryesore të Andorrës, në Spanjë? Nga e enjtja, ujërat e tij janë shndërruar në ngjyrë të shndritshme të gjelbër dhe popullsia e komunës së Seu d’Urgell, e cila ka vërejtur fenomenin e pazakontë për ta publikuar më pas në rrjetet sociale, është e shqetësuar pasi dyshon se arsyeja është një ndotës i rrezikshëm.


Por për të zbuluar misterin, ka ndërhyrë kryebashkiaku i vendit, Albert Batalla: i gjithë faji është i një testi të kryer në lumin Arinsal, që rrjedh edhe në Valira, me ngjyrosës bio-degradues, por jo me lëndë toksike. Kjo nuk ka të bëjë aspak me festën e St.Patrick, siç kishte hpotezuar dikush.


3 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)