Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen. Burime nga LSI-ja thonë se Sokol Dervishi do të jetë zëvendësuesi i Haxhinastos. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes.
Ky është ministri i dytë i LSI-së që largohet nga qeveria pas Nasip Naços. Edmond Haxhinasto vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky ndryshim në kabinetin qeveritar erdhi dy ditë pas një takimi që kreu i LSI-s,ë Ilir Meta pati me kryeministrin Rama, pas të cilit u tha se nuk diskutohet vijimësia e koalicionit.
Ndryshimi i fundit në kabinetin qeveritar ishte ai i 16 shkurtit 2016 kur u shkarkua Shkëlqim Cani nga posti i ministrit të Financave dhe në vend të tij u emërua Arben Ahmetaj. Ndërsa në postin që mbante Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë u emërua Milva Ekonomi deri para këtij emërimi mbante postin e zv ministres së Shëndetësisë.
Burime nga kryeministria shprehen: “Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit dhe kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të”
2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)