
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. Viktima ka mbetur shtetasi Besnik Hida 40 vjeç. Persona të maskuar kanë qëlluar 40 vjeçarin në një lokal në lagjen "Gafurr Muço" të qytetit të Lushnjës.
Pas atentatit autorët janë larguar me shpejtësi. Deri tani policia e Lushnjës nuk ka ndonjë të dyshuar, por ka ngritur pika kontrolli në disa pika.
Hida është daja i Zamir Latifit, të vrarë në një atentat 2 vite më parë ku edhe sot nuk ka një autor të ndaluar.
Latifi ka qenë shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares. Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve, atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="861456,861462,861592,861591,861590,861589,861588,861459,861458,861457,861454"]