Topalli në Drenovë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte dje në Drenovë në një takim me gra dhe vajza për promovimin e të drejtave dhe rolit të tyre në vendimmarrje, si një faktor zhvillimi për shoqërinë dhe vendin. “Unë besoj fort se sa më të shkolluara, sa më të fuqishme ekonomikisht të jenë gratë, aq më e zhvilluar është shoqëria. Sa më shumë ecin në karrierë gratë dhe vajzat, aq më mirë i bëhet vendit. Ne jemi të barabarta, ne duhet të jemi të barabarta!”, tha Kryetarja e Kuvendit. Duke u ndalur në rolin shumë të rëndësishëm që gruaja mund të luajë në vendimmarrje, Kryetarja e Kuvendit tha se do të bëjë çdo gjë që në mandatin e ardhshëm, 30% e kabinetit qeveritar të jenë gra. “Në mandatin e ardhshëm, unë do të dëshiroja shumë që mbi 30% në kabinetin qeveritar të Kryeministrit Berisha të jenë gra, sepse ato janë të vërteta, sepse është çështje e të drejtave të njeriut. Të jenë gra, sepse janë më pak të korruptuara; të jenë gra, sepse e meritojnë, e duan sinqerisht vendin e tyre, janë të përkushtuara dhe punojnë shumë e me pasion, ashtu si nënat tona!”.