nenanena1Një nënë që vrau djalin saj 8-vjeçar kur ky i fundit zbuloi se ajo kishte një lidhje intime me gjyshin e tij, është dënuar me 30 vjet burg në Itali.


Veronica Panarello e mbyti djalin e saj të mitur, Loris Stival me një kabllo elektrike dhe e hodhi trupin e tij të pajetë në një rrugë dytësore në Santa Croce, Sicili. Panarella u mundua ta fshehë ngjarjen, duke pretenduar se djali i saj ishte rrëmbyer. Ajo rrëfeu në polici se e kishte çuar të birin në shkollë dhe kur kishte shkuar për ta marrë pasdite ai ishte zhdukur.


Dyshimet e policisë mbi nënën e djalit nisën pas hetimeve, nga ku rezultoi se pamjet e kamerave të sigurisë në shkollë nuk përputheshin me deklarimet e saj.


sicily metro travel picture by siobahn murphy


Ajo rezultoi fajtore për vrasjen dhe fshehjen e trupit të djalit të saj. Prokurorët e cilësuan atë një ‘gënjeshtare egocentrike dhe manipuluese’. Kur Panarrello pranoi se i biri ishte vrarë, ajo fajësoi babanë e bashkëshortit të saj, Andrea Stival.


Sipas saj, vjehrri e kishte ndihmuar në komplotin e vrasjes, pasi Loris i kishte kapur duke bërë seks. Stival është duke u hetuar gjithashtu si bashkëpunëtor në vrasje. Ai i ka mohuar akuzat e bëra nga nusja e djalit të tij.


“Është vetëm në tjetër gënjeshtër nga një grua e çmendur”, – ka thënë ai.


20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)