Teksa kryefjala e këtyre ditëve është shembja e teatrit kombëtar, për të cilin ka pasur dhe ka protesta, vjen një koment nga avokati Spartak Ngjela. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24  Ngjela theksoi se me shembjen e Teatrit Kombëtar nuk u shkel asnjë ligj, pasi godina në fjalë nuk ishte mes monumenteve të kulturës.


“Teatri Kombëtar duhet të mbahej si muze. Aty është bërë gjyqi special ku u dënua elita e Shqipërisë. Ca ligj u shkel se u prish teatri?! Ai nuk ishte monument kulture. Në Durrës u bë teatër modern dhe në disa qytete po ashtu”, pohoi Ngjela.




 


Sa për mundësini e krijimit të një partie të re që rrjedh nga qëndresa për Teatrin, Ngjela tha se bie kauza e tyre, nëse ndodh një gjë e tillë.


“Aktorët nuk janë forcë politike, nëse kalojnë në politikë do të thotë se problemi i teatrit ka qënë fals. Nëse do merren me politikë janë paguar nga një forcë politike, pra në kuptimin e interest. Ata pushtuan teatrin po këtu nuk kishte shtet, ditën e tretë i nxirrja jashtë unë me ultimatum… Nuk jam dakord me pushtimet unë. Teatri duhet të mbahej si muze. Atje është bërë ligji special, atje janë mbledhur kokat më të mëdha, themeluesit e shtetit shqiptar, ajo mund të bëhej një gjë e bukur”,- tha Ngjela.