Gjinia e breshkave të gjelbra të detit është e varur nga temperatura dhe në detet më të ngrohta, kjo lloj specie po kthehet më shumë në femra, sipas një studimi.


Hulumtimet e kryera tregojnë se një grup prej 200,000 breshkash në Brigjet e Mëdha Shkëmbore janë kthyer në femra, raporton BBC.


Kjo përbën një kërcënim për popullatën e këtyre zvarranikëve të rrezikuar.


Studimi u krye nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, Universiteti Shtetëror i Kalifornisë dhe Fondi Botëror për Natyrën në Australi.



9 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)