Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kryeministrisë. Qytetarët kanë marshuar në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë, nga pika të ndryshme si sheshi “Nënë Tereza”, “Unaza e Re”, Teatri Kombëtar dhe sheshi “Skënderbej”.
Turma është mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë po pritet që të dalin dy liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nga selitë respektive.
Mijëra qytetarë shihen në shesh, ndërkohë që nuk mungojnë flamujt kombëtar dhe ata të PD-së.
Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.
Shumë prej protestuesve janë gjithashtu të pajisur me kundra gaz, çka tregon se nuk përjashtohet mundësia e përplasjes me policinë.