Titulli “Mjeshtër”


Dekorimi i Kozma DushitKëngëtari i njohur shqiptar Kozma Dushi u dekorua dje në Presidencë me titullin “Mjeshtër i madh i punës”, nga ana e kreut të shtetit, Bujar Nishani. Ky vlerësim i rëndësishëm ishte paralajmëruar nga vetë Dushi se do të ndodhte sot, duke theksuar dhe mirënjohjen e tij. Përveçse një nga figurat e njohura të këngës shqiptare, kryesisht gjatë viteve të regjimit komunist, Kozma Dushi ka qenë i angazhuar edhe në politikë vitet e fundit. Por, pavarësisht angazhimit të mëparshëm që ai ka pasur me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dy ditë më parë ai u pa në krah të Kryeministrit Berisha në një takim elektoral që kreu i ekzekutivit zhvilloi në Berat. Në këtë aktivitet Dushi edhe këndoi, duke lënë të kuptohej se ai kishte bërë një zgjedhje të re politike, për të qenë pranë partisë, e cila aktualisht ka mazhorancën qeverisëse. Vetë Dushi e ka pranuar publikisht faktin se aktualisht është i angazhuar pranë Partisë Demokratike, duke dhënë dhe vlerësime për lidershipin e kësaj partie.