Presidenti


Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në Strasburg, tha se “Shqipëria, e njohur për armiqësinë e saj fanatike ndaj Perëndimit, është sot anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe, aktualisht, ndihmon me trupa për paqen në Afganistan e gjetkë. Ajo, nga konsumatore e dikurshme, është shndërruar kështu në kontributore për sigurinë e këtyre vendeve, të rajonit e vendeve demokratike. Dikur, nga një vend me një ekonomi thellësisht autokratike, është shndërruar sot në një ekonomi tërësisht dinamike të tregut të lirë. Sot, vendi im përballon suksesshëm ndikimin e krizës globale ekonomike dhe financiare, duke shfaqur një rritje pozitive ekonomike dhe financiare. Dikur, një vend tërësisht i izoluar, tashmë pret me besim marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, bazuar në meritë”, tha kreu i shtetit.